Nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi ka thënë se Vjosa osmani, kryetare e Kuvendit dhe nënkryetare e LDK-së e ka oksigjen politik Hashim Thaçin.
Këtë e ka thënë ai në Debat Plus, teksa është pyetur për një reagim të saj për Presidentin e vendit në lidhje me takimin e sotëm, shkruan Reporteri
“Ky është oksigjeni politik i Vjosës. Vjosa Osmanit hiqja Hashim Thaçin në njanën anë, dhe Isa Mustafën në anën tjetër ajo jet pa oksigjen. Pra duhet me pasë, me ja maru një respirator të oksigjenimit politik sepse asaj i hjeket skena mbi të cilën jeton.
Ajo me ba 3 muaj ditë mos me u marrë me Hashim kurrkush s’merret me të. Mirë, i ka dhëzë, i ka funksionu u ba kryetare e Kuvendit tu i përdorë qato letra”, ka thënë ai.
Krasniqi në këtë debat ka konfirmuar edhe një herë se PDK nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.