Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe 10 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë shëruar plotësisht.
Me këto 10 raste, numri total i të shëruarve në Kosovë shkon në 138, shkruan Reporteri.
Ndërkohë, për krahasim nga dita e djeshme kur numri i të infektuarve ishte vetëm gjashtë, sot janë konfirmuar 26 raste të reja duke çuar numrin total të të infektuarve në 630.
Vlen të theksohet se kryeqyteti sonte nuk ka ka shënuar asnjë rast me koronavirus, gjersa të gjitha rastet e konfirmuara janë raste kontakti. Po ashtu asnjë rast nuk është shënuar as në Malishevë, për ditën e shtatë me radhë.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë është 18, mes tyre edhe një grua shtatzënë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.