×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy të shëruar nga Malisheva, numri shkon në 36

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 8:02

    Komuna e Malishevës, hyri në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19, e po ashtu janë shënuar edhe dy raste të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus.


    Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve.

    Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:

    70 të prekur

    36 të shëruar

    1 i vdekur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!