×
  • Lajme
  • Lajme

    12 pacientë me coronavirus në oksigjenoterapi, 1 në gjendje kritike

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 9:27

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar gjendjen e pacientëve me Covid 19 në Klinikën Infektive ka njoftuar se janë 48 pacientë të hospitalizuar me Covid 19.


    Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje stabile,12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe një rast është në gjendje kritike në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive..

    Njoftimi:

    Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), sipas raportit të datës 23.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.

    Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, Dr, Sci- Shefe e Repartit F,
    Klinika Infektive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!