×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theu “arrestin në shtëpi” e kërcënoi me thikë policin, arrestohet 46-vjeçari në Mirditë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 9:32

    Një 46-vjeçar është arrestuar për shkak se ka thyer masën “arrest në shtëpi” dhe ka kërcënuar me thikë policin që i kërkoi mjetin e identifikimit.


    Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mirditës, kur gjatë kontrolleve rutinë në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, efektivi i policisë i ka kërkuar ID, por 46-vjeçari me inicialet L.V, ka refuzuar, madje dhe kërcënuar me thikë që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

    Edhe më herët, ai ishte në masën “arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!