Është mbledhur Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga partia e tyre.
Në foto e realizuar nga Reporteri.net shihet se pranë zyrave të LDK-së kanë arritur kreu Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa (ministër në detyrë në qeverinë Kurti) e zyrtarë tjerë të partisë, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/1054647998268141/
Por aty nuk shihet Vjosa Osmani, që është nënkryetare e Kuvendit nga LDK, e cila hapur ka shprehur qëndrimin e saj kundër formimit të një qeverie të re me AAK-në e NISMA-n.
Mbetet të shihet nëse Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër, apo do të lëshojë rrugë, këtë e ka lënë të hapur dje në një konferencë për media, duke e ndërlidhur me gjendjen e tij shëndetësore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.