Rrethojat e oborrit ku gjendet Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Presidenca janë larguar pak minuta më parë.
Deri tash nuk dihet se kush e ka marrë një vendim të tillë, shkruan Reporteri.net.
Nuk është diskutuar ndonjëherë më herët heqja e këtyre rrethojave që shërbejnë për të ofruar siguri në këto objekte.
Sidoqoftë, LDK-ja po pret mandatarin nga presidenti Hashim Thaci, për ta cuar më pas emrin nga partia e tyre.
VV-ja po e kundërshton këtë gjë, duke thënë se Qeveria ju takon atyre. Madje, aktivistë të kësaj partie po organizojnë protesta./Reporteri.net