×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca reagon pas heqjes së rrethojave të Qeverisë: Kurti ua hapi shtegun e militantëve të tij

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 13:14

    Presidenca ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të hequr rrethojat e hekurta të vendosura te objekti i qeverisë.


    Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se ky veprim i Albin Kurtit është bërë si shkak i pakënaqësisë së tij me politikën amerikane.

    Ai thotë se me këtë veprim, Kurti ia ka hapur shtegun militantëve të Vetëvendosjes.

    “Kurti në shenjë pakënaqësie ndaj politikës amerikane, me heqjen e rrethojave të Qeverisë e paska kënaqur egon e tij dhe ua paska hapur shtegun militantëve të tij. Egon e tij duke i hequr shumicën e flamujve amerikanë nga rrethojat. Kurse, hapjen e shtegut për militantët e tij, për t’iu krijuar qasje që ta djegin Qeverinë e udhëhequr nga një kryeministër i ri”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!