×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacienti që vdiq sot nga coronavirusi, është oficer doganor nga Prizreni

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:45

    Klinika Infektive ka njoftuar se sot në orët e pasdites, ka vdekur edhe një pacient i prekur me COVID-19. Pacienti 53-vjeçar është nga Komuna e Prizrenit dhe ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së më 13 prill.


    Personi i cili ka vdekur është oficer doganor i cili ishte i infektuar me COVID 19, për çka Reporteri.net raportoi ditë më parë se është në gjendje të rëndë.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Dognës, Adriatik Stavileci.

    “Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thotë ai.

    Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.

    Stavileci thotë se Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!