×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron Muajin e Ramazanit: Le të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 17:37

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e konfesionit islam për Muajin e Ramazanit që do të nis nesër.


    Haradinaj ka thënë se Ramazani kultivon vlera të larta fisnike njerëzore, përderisa ka uruar që muaji të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjelle mes besimtarëve.

    “Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam iu uroj Muajin e madhërishëm të Ramazanit. Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit kultivohen vlerat më fisnike njerëzore, pasqyron në mënyrë të denjë sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Ky muaj i shenjtë le të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë mes nesh.”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj u ka dëshiruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve, dhe në emër të AAK-së ka uruar edhe Myftiun Naim Tërnava për Muajin e Ramazanit.

    “Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në emrin tim personal, uroj Myftiun Naim Tërnava për fillimin e Muajit të Ramazanit, duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar në fund ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!