×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria emëron bashkëpartiakun e dikurshëm të Kusari-Lilës në Bordin e KEK-ut

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 18:37

    Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin gjatë ditë së sotme e ka shkakruar bordin e drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).


    Në vend të tyre ka emëruar një Bord të përkohshëm me këtë përbërje: Rrezarta Pllana – kryesuese, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezat Halilaj.

    Mësohet se Arbnor Pula ishte kandidat në zgjedhjet lokale në vitin 2014 nga partia e Mimoza Kusari-Lilës nga Alternativa tanimë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Pula më herët kishte qenë edhe pjesë e AKR-së së Pacollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!