×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-kryeministri i Italisë bën thirrje të rihapet vendi: Vala e madhe e Covid-19 kaloi

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 18:44

    Ne duhet të rihapemi, deklaroi sot ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, lidhur me çështjen e rihapjes së vendit, pas kalimit të pikut të pandemisë së koronavirusit.


    ”Në siguri të plotë, por të rihapemi”, këmbënguli ai.

    ”Kostoja ekonomike e kësaj krize do të jetë shkatërruese dhe çdo javë që humbasim na kushton 10 miliardë euro”, tha Renzi.

    ”Është e vërtetë që shëndeti vjen i pari. Por, është e dukshme për të gjithë se vala e madhe ka kaluar dhe, në vend që të vazhdojmë të mbajmë të bllokuar gjithçka, duhet të përqendrohemi që të rifillojmë”, shtoi ai.

    ”Të mbajmë mbyllur vetëm zonat e kuqe, jo të gjithë vendin. Italia është një vend i madh, i shkëlqyer, prandaj le të vazhdojmë”, deklaroi sot ish-kryeministri italian, Matteo Renzi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!