×
  • Lajme
  • Lajme

    26 raste me koronavirus vetëm sot në Pejë, të infektuarit kishin marrë pjesë në një varrim më 6 prill

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 21:48

    39 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 669.


    Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik gjersa ka njoftuar edhe për 21 të shëruar, shkruan Reporteri.

    26 prej rasteve pozitive janë nga komuna e Pejës, prej tyre  15 raste nga Katundi i ri dhe 11 raste në qytet.

    IKSHPK njofton se numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve.

    Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19, njofton Instituti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!