×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohen edhe 19 të prekur nga koronavirusi në Malishevë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 23:34

    Komuna e Malishevës bën të ditur se atje janë shëruar edhe 19 qytetarë që ishin të prekur me Covid-19.


    “Pas 40 ditësh në karantinë të plotë, Komuna e Malishevës sonte ka marrë një prej lajmeve më të mira në këto ditë të vështira të pandemisë me COVID-19, pasi edhe zyrtarisht, janë shëruar edhe 19 qytetarë të prekur me virusin korona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 55 të shëruar”, thuhet në një njoftim nga Komuna.

    “Tani e sa ditë jemi duke u përballur me një situatë të rënduar, por gjithmonë kemi punuar dhe kemi shpresuar se kjo do të kaloj. Sot morën lajmin e gëzueshëm, se 19 qytetarë të Komunës së Malishevës, janë shëruar plotësisht dhe numri i të shëruarve shkon në 55. Një person ka rezultuar me fatalitet, ndërsa në kurim e sipër mbesin edhe 14 qytetarë të tjerë, të cilët besojmë se shumë shpejt do të shërohen. Ky lajm është shumë inkurajues, dhe e dërgon Malishevën drejt heqjes së karantinës. Por për të ndodhur kjo, ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe ti respektojnë udhëzimet dhe rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Bashkë do ja dalim”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Komunës së Malishevës, në një fjalim drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!