Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se është me rëndësi të dihet se sa persona në Kosovë e kanë kaluar virusin dhe mund të bëhet nëpërmjet testit të shpejtë për të cilin vendi jonë nuk është i përgatitur.
Raka ka thënë se lirimi i masave pas 4 majit nuk do të jetë i plotë dhe qytetarët duhet të vazhdojnë respektimin e masave, pasi mund të na pret vala e dytë.
“Vendimin për masat e liruara pas 4 majit e merr virusi, jo ne”, ka thënë ai.
Sipas tij, ceremonitë mortore, nejat e dasma janë tipike për Kosovën, por çdo grumbullim i njerëzve është kërcënim për shëndetin publik.
Ai për Radio Televizionin Dukagjini, ka thënë se përkundër që është shpërndarë lajmi se duhanpirësit nuk rrezikohen nga koronavirusi për shkak se virusi nuk e do nikotinën, tha se kjo nuk është e vërtet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.