×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Sigurimit përballë sot Konjufcën dhe Daçiqin

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 8:56

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë sot një video-seancë ku do të paraqitet raporti i UNMIK-ut për Kosovën.


    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca në këtë takim virtual nga Prishtina do të përballet me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

    Sa i përket kësaj mbledhjeje Daçiq i ka thënë Tanjugut se ai përsëri do të tregojë situatën në Kosovë dhe problemet në dialog, i cili u bllokua pas vendosjes së taksës nga autoritetet kosovare në nëntorin e 2018-ës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!