Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka kundërshtuar thirrjet për protesta në kohë të pandemisë, ndonëse ato janë kundër vendimit që e ka nxjerrë Qeveria e tij.
Ai ka thënë se nuk mund e as nuk do t’i ndalojë, pasi ai e quan të drejtë qytetare, shkruan Reporteri.net.
“Unë nuk mund t’i ndaloj dhe nuk dua t’i ndaloj qytetarët që të shprehen, sepse si Qeveri jemi të thirrur që të respektojmë të drejtat e qytetarëve. Duhet ta kuptoni që nuk janë vitet 90 kur ndaloheshin protestat. Unë nuk jam këtu t’i ndaloj protestat”, ka thënë ai.
Kurti, ndërkohë, ka thënë se shpreson që ata që bëjnë thirrje të tilla të mos intervistohen nga prokurorët.
“Unë nuk i përcjell rrjetet sociale. Mirëpo, shpresojmë që prokurorët të mos i thërrasin në biseda informative”, ka shtuar Kurti.
Ndryshe, nëpër rrjete sociale kanë nisur organizime për protesta në kundërshtim të Qeverisë së re dhe pro Albin Kurtit si kryeministër./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.