Kryeministri në largim Albin Kurti ka folur në konferencë për media ka folur për këshilltarin e tij politik i cili është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës, lidhur me një postim të tij në Facebook.
Gashi ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme ishte ftuar për intervistim në polici, por më pastaj ishte kontaktuar nga kryeprokuroria të cilët i kishin thënë se postimi i tij nuk paraqet vepër penale.
Ai i ka bërë thirrje kryeporkurorit që të iniciojë procedurë disiplinore ndaj policit hetues dhe prokurores së rastit, shkruan Reporteri.
“Unë më 19 prill, pas postimit të ambasadorit Grenell dhe presidentit Thaçi kam bërë një status në Facebook “Ne do të rezistojmë”. Dje kam marrë një thirrje prej policisë, të cilët më kanë kërkuar të paraqitem në polici për shkak se ka një rast për kanosje. Sapo e kam marrë ftesën e kam publikuar në Facebook dhe pastaj është shpërndarë nga të gjitha portalet. Menjëherë pas daljes së lajmit jam kontaktu prej kabinetit të kryeprokurorit të cilët më kanë thënë se ky rast nuk bën vepër penale. Unë kërkoj që kryeprokurori me procedurën diciplinore dhe të ndërmarrë masa ndaj policit hetues dhe prokurores. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, u shpreh Gashi. /Reporteri.net