Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci ka goditur ish-partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nagavci në shkrimin e saj në Facebook thekson se LDK-së ju deshën 4 muaj për të bërë koalicion me VV-në ndërsa veç katër ditë për të arritur marrëveshje me AAK e NISMA.
“Me gjasë më pak se katër ditë u janë dashur për të arritur marrëveshjen me Hashim Thaçin, presidentin e tyre” shkruan Nagavci në Facebook.
Postimi i plotë:
LDK-së iu deshtën katër muaj për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LV! por duket se i mjaftojnë vetëm katër ditë për të arritur marrëveshje me AAK e NISMA.Me gjasë më pak se katër ditë u janë dashur për të arritur marrëveshjen me Hashim Thaçin, presidentin e tyre.
Me LV! diskutimet kanë qenë parimore e për program.
Nuk e di për diskutimet me të tjerët, por di se gjatë fushatës zgjedhore premtimet kanë qenë se do të luftohet krimi e korrupsioni, se do të ndërrohet kursi i qeverisjes së PAN-it, se do të ketë shpresë për këtë vend, e këto premtime vetëm me LV! mund të realizohen.Neve na patën kërkuar të Besojmë, se çfarë u kanë premtuar tjerëve e dinë vetëm ata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.