×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë pranon donacion 150 mijë euro për luftimin e Covid-19

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 14:25

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion prej 150.000 eurove, të dedikuara për blerjen e pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar me COVID-19.


    Sipas njoftimit, ky donacion është bërë me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik Covid-19, përmes llogarisë së dedikuar në Kosovë për Covid-1.

    Donacioni është pranuar nga “Novartis Pharma Services Inc.” (Zyra përfaqësuese në Tiranë).

    Siç njoftohet nga MSH-ja, ky donacion i dedikohet vetëm blerjes së pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, sipas kërkesës së SHSKUK-së për nevoja të Klinikës Infektive dhe qendrave të tjera për luftimin e Covid-19.

    “Donacioni është bërë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 prill 2020 midis MSh-së dhe ‘Novartis Pharma Services Inc.’, sipas së cilës shuma e dhuruar nuk përmban asnjë detyrim për përfituesin që të përshkruaj, furnizoj, administroj, rekomando dhe/ose të blej produkte farmaceutike Novartis dhe nuk është një shpërblim për ndonjë vëllim, vlerë ose referencë në të shkuarën apo për të ardhmen e biznesit”, thuhet në njoftim,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!