×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq nuk e lëshon rastin, flet në OKB për 1000 testet që i dhuruan Kosovës

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 17:27

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të OKB-së ka komentuar situatën politike në Kosovë.


    Daçiq ka hedhur akuza në drejtim të politikanëve të Kosovës se në kohë pandemie ‘për ta më e rëndësishme është se kush do të jetë në pushtet’.

    “Autoritetet e Prishtinës kanë treguar se jetët e njerëzve nuk janë parësore dhe s’ka asgjë më të rëndësishme se sa kush do të jetë në pushtet. Me duhet të theksoj se kjo tregon se krijimi i një shteti si Kosova është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare”, tha ai.

    Kosova është ballafaquar me një krizë politike pasi që Qeveria u rrëzua nga partneri i koalicionit, LDK dhe është duke u pritur formimi i Qeverisë së re.

    Kjo gjë u kritikua pasi që kriza erdhi në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit.

    Ivica Daçiq në fjalën e tij në Këshillin e Sigurisë të OKB-së tha se shteti i tij e ka ndihmuar Kosovën me 100 mijë teste për coronavirus.

    “Ne kemi shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe institucionet e Prishtinës. Ne u kemi ndihmuar duke dhënë 1 mijë teste për të konfirmuar rastet e reja pozitive me coronavirus”, tha ai.

    Daçiq po ashtu në fjalën e tij tha se serbët e Kosovës do ta kenë përkrahjen e Serbisë.

    “Serbët në Kosovë nuk janë të vetëm dhe ne kujdesemi për ta në këto kushte të vështira dhe ne kemi marrë veprime konkrete për të ndihmuar serbët e Kosovës me ushqim, barna dhe pajisje tjera mbrojtëse”, tha ai.

    Ministri i Jashtëm serb po ashtu në fjalën e tij kërkoi edhe heqjen e reciprocitetit për produktet serbe, në mënyrë që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!