×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit për Kurtin: Iu deshën shumë vite për të fituar, derisa sa Thaçi u bë President

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 18:04

    Këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka drejtuar akuza ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke i thënë kështu se iu deshën shumë vite për të fituar derisa Thaçi u bë President.


    Ndryshe Behramaj, Kurtit i tha se i kompleksuar nga humbjet e vazhdueshme, tani po e përsërit si refren atë “Le të japë dorëheqje presidenti dhe matemi në zgjedhje”, shkruan Reporteri.net

    Ky është shkrimi i plotë:

    Në politikë ka gjithmonë fitues e humbës dhe shumica e politikanëve mësojnë nga cilido grup që i përkasin. Për ta shënuar një fitore simbolike, Albin Kurtit i është dashur të pres shumë, me vite të tëra, deri sa Hashim Thaçi ta linte politikën dhe të bëhej president.

    I kompleksuar nga humbjet e vazhdueshme prej tij, Albin Kurti tash po e përsërit si refren: Le të japë dorëheqje presidenti dhe matemi në zgjedhje!.

    Por, kjo thirrje po e dëshmon që Kurti nuk paska mësuar asgjë nga humbjet e tij. Sepse, në njërën anë, po i kërkon t’i kthehet politikës që të humbasë sërish prej tij. Dhe, në anën tjetër, nuk e paska kuptuar se ata që kanë përvojë të madhe politike fitojnë edhe pa garuar fare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!