Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kush janë tre emrat që sot janë emëruar kryeshefa, në KEK, Telekom dhe Infrakos.
Bordet e reja të emëruara në tri ndërmarrjet më të mëdha publike në Kosovë, brenda ditës kanë shkarkuar kryeshefat e KEK’ut, Telekomit dhe Infrakosit, dhe brenda ditës kanë emëruar kryeshefat e rinj, përcjell Reporteri.net.
Kryeministri ka thënë se këta kryeshefa do të ndalojnë gjakderdhjen financiare në këto ndërmarrje.
“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”.
“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, ka thënë kryeministri Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.