Deklarata që e dha gjatë ditës së sotme Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Shkelzen Gashit, duket se po i kushton shtrenjtë ku shumë prej reagimeve e kanë kërkuar shkarkimin e tij nga pozita.
Në deklaratën e fundit, Gashi ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime në luftë dhe se ata që kan kryer krime duhet të dënohen, shkruan Reporteri.net
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe profesori universitar, Flamur Maloku, i cili ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili tha se është turp për Gashin për etiketa të tilla për luftën drejtë UÇK-së.
“Nuk mund të qëndroja pa reaguar, jo vetëm hatri i dy vëllezërve të mi që tashmë janë invalidë të luftës, por më shumë për ta tërhequr një vërejtje, gjithsesi për të thënë e për ta ruajtur njërën prej vlerave më të qenësishme të historisë sonë të fundit me të cilën identifikohet kjo republikë që e kemi!
Është e ulët Shkelzen Gashi, të bësh etiketa të tilla për luftën e drejtë të UÇK-së. Se kujt i shërben zotëria me at arsenal etiketash, as që dua t’ia di. Janë të gërditshme. Turp”, ka shkruar Maloku.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.