Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi i cili tha se U}K-ja ka kryer krime në luftë dhe se duhet të dënohen për këtë.
Lekaj këtë deklaratë e ka cilësuar të dhimbshme teksa një Këshilltar i Kryeministrit flet në këtë mënyrë, shkruan Reporteri.net
Ani ndër të tjera tha se një këshilltar i tillë nuk i duhet kryeministris, duke kërkuar kështuar shkarkimin e tij.
“E dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme.Një këshilltar i tillë nuk ju duhet as juve Kryeministër në largim. Prandaj nëse ju nuk mendoni njëjtë si këshilltari juaj, atëherë shkarkojeni atë. Kjo frymë e krijuar na dëmton thellë si shoqëri dhe duhet të parandalohet sa më parë.Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Kombit’, ka shkruar Lekaj.