×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania “Novartis Sandoz Group” Shqipëri dhe Kosovë dhuron një donacion prej 150 000 euro për luftimin e Covid-19

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 22:56

    Në përballjen me pandeminë, Kosova çdo ditë po pranon donacione dhe përkrahje nga organizata e shtete të ndryshme. Një nga kompanitë e mëdha të farmaceutikës, “Novartis Sandoz Group” ka dhuruar një donacion të madh për Kosovën, përkatësisht ministrinë e Shëndetësisë.


    “Me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik Covid-19, përmes llogarisë së dedikuar në Kosovë për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga “Novartis Sandoz Group” Shqipëri & Kosovë donacion shumën prej 150,000.00€. Ky donacion i dedikohet vetëm blerjes së pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, sipas kërkesës së SHSKUK-së për nevoja të Klinikës Infektive dhe qendrave të tjera për luftimin e Covid-19” thuhet në një komunikatë të MSH.

    Donacioni është bërë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 prill 2020 midis MSh-së dhe “Novartis Pharma Services Inc.”, sipas së cilës shuma e dhuruar nuk përmban asnjë detyrim për përfituesin që të përshkruaj, furnizoj, administroj, rekomando dhe/ose të blej produkte farmaceutike Novartis dhe nuk është një shpërblim për ndonjë vëllim, vlerë ose referencë në të shkuarën apo për të ardhmen e biznesit.

    Ministria e Shëndetësisë e ka falëndëruar “Novartis Sandoz Group” Shqipëri & Kosovë për kontributin në përballimin e Covid-19 në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!