×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Për 50 ditë qeveria Kurti u dokumentua si anti-amerikane, anti-demokratike dhe anti-UÇK

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 23:44

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi nëpërmjet në shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti tek thotë se UÇK ka kryer krime ndaj civilëve serbë.


    Ai ka thënë se domethënien e vrasjes së civilëve, dhunimit të grave e vajzave të reja, ekzekutimit para familjarëve, dhunimit të vajzës para nënës, gruas para burrit, e di më së miri populli shqiptar që e ka përjetuar nga regjimi i Millosheviqit.

    Kelmendi thotë se arsyetimi historik i nevojës së UÇK-së është liria e saj.

    Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:

    KURTI KAPERCEN POCESIN DEMOKRATIK TE KOSOVES, KESHILLTARI I TIJ KAPERCEN DREJTESINE E KOSOVES

    Se çka domethane me u vra si civil i pafajshem, me u dhunue si grue e çike e re teenager’e, me u egzekutue para familjareve dhe me u dhunue çika para nanes, e grueja para burrit, nga makineria militare e Serbise se udhehequn nga krimineli Milosevic, askush ma mire nuk e din se populli shqiptar, ai boshnjak e ai kroat ne ish Jugosllavi.
    Pikerisht nga kjo pervoje e hidhun historike e jona, ishte Kuvendi i Republikes se Kosoves, ku u aprovuen vendimet per krijimin e Dhomave te Posaçme, per me i shkue deri ne fund te gjitha vrasjeve qe ndodhen ne kete truall.
    Dhe, njashtu si Kurti qe i jep te drejte vetes te flase dhe te dale mbi procesin demokratik te Kosoves, tue e interpretue votimin ne Kuvendin e Kosoves me 82 vota per shkarkimin e tij si “vendim kunder perfaqesuesit te popullit”, njashtu edhe keshilltari i tij, i jep te drejte vetes te dale dhe te flase ne vend te drejtesise se Kosoves, dhe asaj ndekombetare, tue e marre rolin edhe te prokurorit, edhe te gjykatesit edhe te egzekutorit.
    Keshilltari i Kurtit, adreson, paragjykon dhe pergjitheson vrasjet e ndodhuna ne Kosove, tue akuzue Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, pa e kuptue se ne drejtesi nuk egziston faji kolektiv, por se faji gjithmone asht individual. Ky person, i paraprine proceseve gjyqesore, pa e prite verdiktin e drejtesise, dhe shfryn mllefin e tij ndaj krejt formacionit historik ushtarak te popullit te Kosoves – Ushtrise Çlirimtare te saj – tue e adresue si “vrasese”.

    Arsyetimi historik i nevojes qe Kosova ta kete Ushtrine Çlirimtare te saj asht – liria e Kosoves. Fakti qe dokumenton domosdone e egzistences historike te UÇK asht kjo liri, ku edhe nji kesi personi, si ky keshilltar i Kurtit, gezon lirine me paragjykue e kualifikue me mendjelehtesi te turpshme.

    Tapia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves asht – liria e Kosoves.

    Dhe ky asht fakt i pakontestueshem historik.
    Por, ky asht keshilltar i Albin Kurtit, qe per 50 dite udhehoqi qeverine e cila e deshmoi dhe e dokumentoi veten si Anti-amerikane, Anti-demokratike dhe tashti edhe si Anti-UÇK.

    Vetiu lind pyetja: çka asht fundi i kesaj avanture te kesaj force politike si Vetevendosje ne krye me Albin Kurtin?

    A mos duhet qe ne fund te ketij tregimi te Albin Kurtit, keshilltareve dhe partise se tij, Kosova me i kerkue falje Serbise dhe me e lute me na pranue mbrapa ne gjinin e saj (sic!)
    Ndoshta reagimet e medias ne Serbi, si ky poshte, flasin ma sakte!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!