×
  • Lajme
  • Lajme

    Me mbi 700 të infektuar, Kosova kalon sërish Shqipërinë për kah numri i rasteve me Coronavirus

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 9:28

    Në Kosovë të premten janë konfirmuar të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 703.


    Me këto raste të konfirmuara, Kosova e kalon sërish Shqipërinë e cila dje kishte vetëm 15 raste të reja me 678 të infektuar në total, shkruan Reporteri.

    Rastet pozitive të konfirmuara mbrëmë në Kosovë janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani.

    Dy rastet e konfirmuara në Rahovec u bë e ditur se janë  dy infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit.

    Në ditën e 43 që kur janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Kosovë, u shfaqën  dy rastet e para edhe në Komunën e Dragashit.

    Ndërkohë dje janë shëruar  edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
    19 është numri i të vdekurve deri më tani. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!