Kryetari i Drenasit, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka reaguar pas deklaratave mbi UÇK-në të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi.
Jashari i është bashkuar një nisme në Facebook, ku në kundërshtim të këtyre deklaratave qytetarët po ndërrojnë foton e profilin, duke e vendosur atë me emblemën e UÇK-së.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe ai, duke shkruar se po të mos ishte UÇK, atëherë do të ishte Serbia, shkruan Reporteri.
“Po mos të ishte UÇK‘ja Do ishte Serrbia!”, ka shkruar shkurt Jashari.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2939181949495809&set=a.119625131451519&type=3
Kujtojmë se deklaratat e Shkëlzen Gashit kanë ngjallur reagime të mëdha, ku mes tjerash edhe deputetë e zyrtarë të Vetëvendosjes kanë kërkuar nga kryeministri Kurti shkarkimin e tij./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.