×
  • Lajme
  • Lajme

    Video tjetër e Gashit ku thotë se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve, Dukagjinit i referohet “Metohi”

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 11:38

    Është publikuar edhe një video tjetër e Shkëlzen Gashit, këshilltarit në detyrë të kryeministrit Kurti, ku ai thotë se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve.


    “Shqiptarët për fat të keq kanë kryer krime ndaj serbëve dhe malazezëve. Janë krime që kanë ardh si pasojë e asaj çka ka ndodhe ndaj shqiptarëve mes në dy luftërat botërore”, deklaronte ai në këtë video të publikuar.

    Madje, ai Kosovës i referohet edhe me “Metohi”.

    “…sidomos në Metohi ose në Dukagjin janë kryer krime të tmerrshme ndaj malazezëve”, ishte shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!