×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prangoset 73-vjeçari në Fier, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 10:54

    Vihet në prangat e policisë së Fierit një 73-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.


    Dyshohet që i moshuari ka prekur në vende intime një miturën 9-vjeçare dhe mësohet se e ka fqinjë.

    Denoncimini ngjarjes është bërë në policinë e Fierit nga nëna e vajzës së mitur.

    Kjo është historia e dytë në pak ditë, ku një i moshuar akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.

    Pak ditë më parë një histori tronditëse është denoncuar në Sarandë nga një 17-vjeçare, e cila akuzon se krushku 72 vjeçar e ka abuzuar për disa vite.

    Një denoncim për abuzim seksual ka mbërritur në komisariatin e policisë Sarandë nga një 17-vjeçare.

    E mitura pretendon se 72-vjeçari ka abuzuar disa herë me të, ndërsa i moshuari në dëshminë e tij ka pranuar se akti seksual mes tyre është kryer me dëshirë nga të dyja palët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!