×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti lëvdata për këshilltarin e shkarkuar: E çmoj për mendimin kritik, kam mësuar nga ai

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 15:47

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi.


    Kurti ka thënë se deklaratat e Gashit, patën pasoja shpërqendruese nga puna e qeverisë në detyrë.

    Por krahas shkarkimit kryeministri në detyrë ka shkruar se ka mësuar shumë tashmë nga ish-këshilltari i tij, sipas tij Shkelzen Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë.

    “E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti”

    Shkrimi i plotë i kryeministrit në detyrë:

    Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.
    Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
    E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!