×
  • Lajme
  • Lajme

    Natyra Kuçi: Heshtja e kryeministrit Kurti nënkupton se ai pajtohet me këshilltarin e tij

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 16:39

    Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të Këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashit.


    Njiherit kandidatja thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të tregohet i sinqertë dhe të thotë atë që e mendon për raprtortin e Dick Martyt dhe trafikimin e organeve njerëzore, shkruan Reporteri.net

    Ndërsa sipas Kuçit heshtja e kryeministrit nënkupton se ai pajtohet me Shkëlzenin, veç nuk mund ta thot publikusht.

    “Kurti po thotë që deklaratat e Shkëlzen Gashit e kanë shpërqëndruar opinionin publik nga punët e mira të qeverisë. Mirë. A ka ndonjë deklaratë Kryeministri për deklaratën e Shkëlzenit? A mund të tregohet i sinqertë një herë e të thotë se çka mendon me të vërtetë ai për raportin e Dick Martyt dhe trafikimin e organeve njerëzore? Apo, që po duket e vërtetë, heshtja e tij dhe anashkalimi i temës po lënë të nënkuptohet që ai pajtohet me Shkëlzenin, veç nuk mund ta thotë publikisht sepse del keq në opinionin publik. Pra, kur dikush ja nxjerr imazhin e vërtetë të qeverisë, përgjigja është të strukesh sa më mbrapa imazhit të mirë dhe ta heshtësh atë temë që të mos përfundosh sikur ai dikushi”, ka shkruar Kuçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!