Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës.
Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat.
UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19.
Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.