×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një person nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 21:55

    Komuna e Shtimës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe një person, si pasojë e koronavirusit,


    E ndjera është një 73 vjeçare, e cila kishte edhe probleme tjera shëndetësore.Në njoftim thuhet se ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.

    Njoftimi i plotë: NJOFTIM

    Shtime, 25 prill 2020 – Komuna e Shtimes është informuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot, ka ndërruar jetë F.G 73 vjeçe, nga fshati Pjetërshticë e diagnostifikuar më parë me sëmundje kronike (paralizë cerebrale), ndërsa më 20 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid – 19.

    I shprehim ngushëllime familjes, Pjetërshticës dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.

    Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.

    Ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për kujdes në pjesëmarrje në varrim.Shtabi Emergjent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!