×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika Infektive jep detaje për viktimën e fundit nga coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 22:14

    Sot në Kosovë në orët e mmbrëmjes ka vdekur edhe një person I infektuar me koronavirus.


    Në njoftimin e Klinikës Infektive bëhet e ditur se viktima është nga Komuna e Shtimës, përcjell Insajderi.

    Sipas njoftimi bëhetë fjalë për një 73 vjecare e cila ka qenë e diagnostifikuar edhe me sëmundje të tjera.

    Ndërsa, në Klinikën Infektive është spitalizuar më 20 prill.

    Njoftimi I plotë:

    Njoftim nga Klinika Infektive-QKUK

    25.04. 2020

    Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

    Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

    Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!