×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirusi: Kush do të jetë fitues dhe humbës në rendin e ri botëror?

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 8:10

    Andr à tutto bene (gjithçka do të bëhet mirë), italianët na kanë mësuar të mendojmë kështu, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë një ditë më pas?


    Mund të duket e parakohshme, në mesin e asaj që Emmanuel Macron e ka përshkruar si “një luftë kundër një armiku të padukshëm”, duke marrë parasysh pasojat politike dhe ekonomike të një paqeje të largët.

    Sidoqoftë, udhëheqësit botërorë, diplomatët dhe analistët gjeopolitikë e dinë që po jetojnë nëpër periudha epokimi, ku njërin sy e kanë në luftën e përditshme me pandeminë COVID-19, dhe tjetrin sy se çfarë do të ndikojë kjo krizë në botë, shkruan The Guardian.

    Tashmë të gjithë në glob kanë filluar të nxjerrin mësime. Në Francë, Macron ka parashikuar se “kjo periudhë do të na mësojë shumë. Shumë gjëra për të cilat ne menduam se ishin të pamundura, tashmë po ndodhin. Një ditë më pas kur kemi fituar, nuk do të jetë kthim në një ditë më parë, por do të jemi më të fortë moralisht. Ne do t’i marrim pasojat, të gjitha pasojat”.

    Ai ka premtuar se do të fillojë me investime të mëdha shëndetësore.

    Në Gjermani, ish-ministri i jashtëm i partisë Socialdemokrate Sigmar Gabriel parashikon se gjenerata e ardhshme do të jetë më pak naive për globalizimin. Në Itali, ish-kryeministri Matteo Renzi ka kërkuar një komision për të ardhmen. Në Hong Kong, mbishkrimet thonë: “Nuk mund të kthehet në normale sepse në fillim ishte problemi”.

    Henry Kissinger, sekretari amerikan i shtetit në kohën e Richard Nixon, thotë se sundimtarët duhet të përgatiten tani për të kaluar në një rend botëror post-coronavirus, transmeton Telegrafi.

    Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, António Guterres, ka thënë se “marrëdhënia midis fuqive më të mëdha nuk ka qenë kurrë si tash më jofunksionale. COVID-19 po tregon në mënyrë dramatike, ose bashkohemi… ose mund të mposhtemi”.

    Diskutimi tashmë po bëhet jo për bashkëpunimin, por nëse Kina ose SHBA do të dalin si udhëheqës të botës pas coronavirusit.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, debati ka qenë relativisht i fshehtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!