×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes nga coronavirusi 60-vjeçari nga Tirana, shkon në 28 numri i viktimave

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 9:09

    Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ai ka qenë nën kujdesin e mjekëve i vendosur në terapi intensive.


    60-vjeçari nga Tirana nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e coronavirusit, edhe pse ka qenë në terapi intensive i vendosur në oksigjen, raporton News 24.

    Vdekja e 60-vjeçarit e ka çuar në 29 numrin e viktimave, edhe pse rasti i fundit mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ndërkohë dje u shënuan edhe 34 raste të reja infektimi.

    Ky është numri më i lartë i infektimeve të reja që regjistrohet brenda një dite në vendin tonë. Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 712.

    18 prej rasteve pozitive të publikuara janë në qytetin e Krujës.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19.

    Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparshme.

    Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës. Siç është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

    Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat.

    Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

    Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste.

    Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.

    Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

    Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar.

    Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar.

    Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive.

    Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

    Tiranë 289 raste

    Shkodër 103 raste

    Krujë 83 raste

    Durrës 42 raste

    Fier 37 raste

    Kurbin 31 raste

    Korçë 19 raste

    Elbasan 18 raste

    Kukës 18 raste

    Lezhë 14 raste

    Has 14 raste

    Kavajë 9 raste

    Lushnje 7 raste

    Vlorë 5 raste

    Pukë 5 raste

    Mirditë 5 raste

    Rrogozhinë 4 raste

    Tropojë 4 raste

    Berat 3 raste

    Mallakastër 1 rast

    Mat 1 rast

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!