×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembet dheu në minierën e Leposaviqit, vdes një punëtor

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 9:43

    Një punëtor i minierës së Leposaviqit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut.Bëhet fjalë për një 52 vjeçar i nacionalitetit serb.


    Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë për veriun e Mitrovicës.

    “Po dje ka ndodh. Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Është një person i nacionalitetit serb, i lindur në vitin 1968. Policia dhe Forenzika kanë qenë në vendin e ngjarjes. Është tërhequr trupi i tij dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar ai.

    Hoti ka thënë se rasti do të hapet si “Vdekje e dyshimtë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!