×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk respektuan masat kundër coronavirusit, ndalohen 28 persona

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 10:57

    Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 28 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.


    Në 17 raste janë hasur 28 persona që dyshohen për veprën: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

    Numri më i madh i rasteve që nuk i respektuan masat kundër coronavirusit janë paraqitur në Komunën e Prizrenit, pasuar nga Prishtina.

    Ndryshe, më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton coronavirusi, më 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

    Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

    Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

    Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por se do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!