×
  • Lajme
  • Lajme

    Heqja e taksës mbush marketet me plazma keksa, shiten me flamur të Turqisë

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 12:28

    Me vendim të qeverisë së Haradinajt, marketet kosovare janë urdhëruar që afër produkteve të ekspozuara të vendoset flamuri i origjinës së produkteve.


    Por kjo gjë është duke u keqpërdorur me të madhe në marketet e Kosovës, ndërkaq inspektorëve duket se ky gjest nuk ju ka rënë në sy.

    Nëpër raftet e qendrave tregtare afër produkteve janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.

    Siç shihet në një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e tij Facebook, aktivisti i shoqërisë civile, Gramos Buçinca, afër produkteve serbe siç është Plazma keksi, është vendosur flamuri i shtetit Turk.

    https://www.facebook.com/gramos.bucinca/posts/10158281154081665

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!