×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Coronavirusi ka ndërprerë në tërësi aktivitetin e 40 për qind të bizneseve, pjesa tjetër rrezikohet të mbijetojë

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 12:52

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se pandemia e COVID-19 ka shkaktuar mjaftë telashe në operimin e bizneseve, sidomos të sektorit privat.


    Ai thotë se pas vendosjes së gjendjes emergjente në vend deri më tani 40 për qind e bizneseve e kanë ndërprerë në tërësi aktivitetin e tyre ekonomik.

    Zeka tregon Pakoja Emergjente Fiskale është e mirë se ardhur për biznesin, por sipas tij, ka vonesa në ekzekutimin e saj.

    “Jo vetëm ne si Odë Ekonomike Amerikane por edhe odat e tjera ekonomike ka në shprehur shqetësimin e tyre, jo vetëm për sa i përket shumës së Pakos Emergjente Fiskale, duke e pasur parasysh se ajo reflekton në buxhetin e vendit, por duke e ditur se ajo nuk mund t’i mbuloj të gjitha dëmet që u janë shkaktuar bizneseve. Pakoja është e mirë se ardhur, vonesa në zbatimin e saj, konkretisht në ekzekutimin e mjeteve, është shqetësuese gjendja ashtu siç është shqetësuese edhe shumë e të gjitha masave. Është e rëndësishme që mjetet të afektohen në këto ndërmarrje të goditura”, tregon Zeka për Telegrafin.

    Ai shton se të gjitha ndërmarrjet janë ndikuar në mënyrë jo të drejtpërdrejt nga kjo pandemi.

    “Në ditët e para bizneset janë ballafaquar kryesisht me paqartësinë me vendimet e qeverisë, nga ana tjetër edhe pse është bërë korrigjimi kjo ka ndikuar në operacionet e biznesit dhe natyrisht një pjesë e madhe e bizneseve janë detyruar të mbyllen me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Ajo çka është shqetësuese se të gjitha ndërmarrjet janë afektuar në mënyrë indirekte. Sipas një ankete të organizuar nga pesë oda ekonomike, del se 40 për qind e bizneseve e kanë ndërprerë në tërësi aktivitetin e tyre ekonomik, kurse pjesa tjetër është e rrezikuar, ose punojnë me kapacitetet të reduktuara, apo me orë të shkurtuara ose një pjesë e tyre i kanë aranzhuar punët e tyre të kryhen nga shtëpia”, shton ai.

    Zeka thotë se duhet të hartohet një plan për rikuperimin e ekonomisë së vendit pas kalimit të pandemisë.

    “Kur do që përfundon pandemia, atëherë kalojmë dhe flasim për zbatimin e një programi më të madh të rikuperimit, shuma e së cilës duhet të jetë më e madhe se sa që është kjo e Pakos Emergjente Fiskale dhe gjithçka do të varet nga vlerësimi i dëmeve reale që i ka shkaktuar edhe ndërmarrjeve të sektorit privat por edhe ekonomisë së vendit në përgjithësi. Pra, gjithçka do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë”, tha Zeka.

    Po ashtu, drejtori ekzekutiv i OEAK-ut në këtë intervistë ka folur edhe për informalitetin dhe rënien ekonomike të vendit në këtë kohë të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!