×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaimi i VV-së: Marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është në dëm të Kosovës

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 16:00

    Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është e keqe dhe në dëm të Kosovës.


    Ai thotë se dera e copëtimit të Kosovës është ende e hapur, çka sipas tij nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pohoi së fundmi në një emision se në atë marrëveshje “diçka duhet të jepet”, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Siç u bë e qartë, marrëveshja Thaçi-Vuçiq ekziston dhe është e keqe. Në dëm të Kosovës, në të mirë të kriminelëve.

    Lutfi Haziri pohoi në emision se në atë marrëveshje “diçka duhet të jepet”, pra dera e copëtimit të Kosovës është ende e hapur, nëse i lejojmë.

    Baton Haxhiu, sekseri i Beogradit, pohoi në emision se marrëveshja përfshin amnisti për “krimet e bëra nga të dyja vendet”, duke treguar se ai dhe bossat e marrëveshjes besojnë se ka patur krime të bëra edhe nga Kosova. Amnistia që thotë Batoni, dmth. që kurrë të mos ketë drejtësi për rreth 12.000 fëmijë, gra e burra të vrarë e rreth 20.000 fëmijë gra e burra të dhunuar gjatë përpjekjes serbe për shfarosjen e shqiptarëve.

    Kjo është marrëveshja që duan të arrijnë pasi ta rrëzojnë fituesin legjitim të zgjedhjeve, LV-në: falje territori të pasur me minerale të rëndësishme, dhe falje e krimeve çnjerëzore të luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!