Ditë më parë, Qeveria e Kosovës, mori vendim që ti heq rrethojat përreth objektit të Qeverisë.
Pas kësaj, u paralajëmruar që do të ketë edhe një protest më 4 maj, në ditën kur edhe përfundon vendimi për kufizimin e lëvizjes, shkruan Insajderi.
Kjo protest është paralajëmruar për të kundërshtuar Qeverinë e re pa zgjedhje.
E sot, dy zyrtarë të Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti e Egzon Azemi, kanë publikuar një fotografi pikërisht nga ky vend.
Këta po thonë që këto ditë do të takohen shpesh këtu.
“Fatit nuk i dihet, dola me e shfrytezu ecjen 90 minuteshe e kalova kah Qeveria ku u takova me Egzonin. Me gjase ka me na ra keto dite te takohemi shpesh ne kete oborr”, ka shkruar Ahmeti.