Për puntorët shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i thotë disa fjalë.
Ndër të tjera ai ka befasuar një punëtore për ditëlindje, teksa edhe falenderon për mundin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë në Kosovë, shkruan Reporteri.net
“Janë bërë gati 6-7 javë të luftës kundër pandemisë e shumë shpesh po i harrojmë që kemi njerëz që janë në vijën e parë të frontit. Njerëz që për çdo shkojnë në ndërrime, e punojnë me nga 8 orë e kthehen të rraskapitur në shtëpi e mbi të gjitha kanë kontakte me njerëz që e rrezikojnë shëndetin e tyre”, ka thënë Ahmeti.
Ai përmes një aksioni dëshiron t’i falenderojë krejt puntorët shëndetësor. Ky i fundit ka zgjedhur një puntore që punon në njërën prej Qendrave të Mjeksisë Familjare, e cila është duke punuar në ndrrim në ditëlindjen e saj.
“Po shkojmë e po ja bëjmë befasi me një torte, me ja uru ditëlindjen e me i tregu jo vetëm asaj por edhe të tjerëve që i falenderojmë nga zemra”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
Reporteri.net