I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK’së Avdullah Hoti po vazhdon negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re.
Lajmin e dha Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK’së.
Muhaxheri beson se formimi i qeverisë së re mes LDK’së, AAK’së, Nismës dhe minoriteteve është shumë afër.
“Besoj që kryeministri është duke i zhvillu negociatat edhe do të jetë afër krijimi i qeverisë së re’, tha Muhaxheri për televizionin publik të Kosovës.
Albin Kurti u shkarkua nga pozita e Kryeministri pa i mbushur dy muaj me një mocion të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurti fillimisht s’kishte pranuar kërkesën e LDK’së që të hiqej taksa dhe të mos vendosej reciprociteti me Serbinë dhe pastaj shkarkoi Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Brendshëm me çka i dha edhe fund qëndrimit në krye të Qeverisë.
Presidenti ka paralajmëruar javën e kaluar se shpejt do të ketë hapa për formimin e Qeverisëdhe heqjen e reciprocitetit me Serbinë për të filluar dialogun me Serbinë. Menjëherë kishte reaguar ambasadori Richard Grenell, duke i dhënë mbështetje kësaj nisme.
Pas kësaj, ka pasur paralajmërime nga VV se do të ketë rezistencë për të mos lejuar largimin e Kurtit nga posti i Kryeministrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.