×
  • Lajme
  • Lajme

    40 persona të dyshuar për coronavirus në Rahovec, të gjithë rezultojnë negativ

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 22:56

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se 40 persona të dyshuar me coronavirus, të gjithë kanë rezultuar negativ.


    Tutje Latifi ka thënë se ky është një lajm i mirë teksa Rahoveci nuk ka asnjë rast pozitiv në 24 orët e fundit, shkruan Reporteri.net

    “LAJM I MIRË!Në 24 orët e fundit në Rahovec, nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra, të gjitha kanë rezultuar NEGATIV.S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në nivel të lartë të gatishmërisë”, ka shkruar Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!