Autoritetet shëndetësore në disa shtete arabe kanë konfirmuar raste shtesë dhe vdekje të reja nga koronavirusi të dielën.
Në Egjipt, Ministria e Shëndetësisë i konfirmoi vdekje të reja nga Covid-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 312. Numri i të infektuarve shkoi në 4,534.
Në Algjeri, Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti tha se janë shënuar gjashtë vdekje të reja dhe numri i viktimave ka shkuar në 425. U shënuan edhe 126 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 1,508.
Në Marok u shënua edhe një viktimë dhe numri i të vdekurve shkoi në 161, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë numri i të infektuarve shkoi në 4,065, kurse 486 persona janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë në Irak raportoi se numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 1,820 dhe 87 persona kanë vdekur deri më tani nga kjo sëmundje, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Rastet e para të koronavirusit ishin paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, ndërsa tash ato janë afër shifrës prej tre milionëve në mbarë botën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.