×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në ditën e të pagjeturve: Është obligim të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 10:28

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.


    Lideri i Nismës shkruan se kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës.

    Në ditën e të pagjeturve ai ka bërë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.

    “Sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës. Në ditën e të pagjeturve bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët. Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim”, ka shkruar Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!