Nënkryetarja e Kuvendit, Arbëria Nagavci përmes një statusi në Facebook ka lëshuar akuza ndaj Presidentit dhe partive të cilat po tentojnë të formojnë Qeveri të re.
Kjo e fundit ka thënë se Presidenti i dërgonte nga dy letra në ditë Albin Kurtit për ta dërguar mandatarin, teksa të njejtit tashmë po heshtin, shkruan Reporteri.net
“Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”, ka shkruar Nagavci.